Haradinaj thirrje diasporës: Pak ditë na ndajnë nga referendumi historik, të bëhemi bashkë ta fitojmë këtë betejë!

Shpërndaje

Kandidati për President nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falenderuar diasporën për përkrahjen e madhe që po i japin vizionit të tyre.

Haradinaj në shkrimin e tij në Facebook thotë se ky moment historik është i përbashkët për të gjithë.

Haradinaj ka thënë se edhe pak ditë e ndajnë Kosovën nga referendumi historik dhe i ka bërë thirrje diasporës që të bëhen të gjithë bashkë që ta fitojnë edhe këtë betejë.

Postimi i plotë:

Mirënjohje për ju që kurrë nuk më latë vetëm!

Të dashur qytetarë të Diasporës shqiptare,

Ky moment historik për Kosovën, natyrshëm se është i përbashkët për ne!

Ju jam skajshmërisht mirënjohës të gjithëve për mbështetjen, pa dallim.

Ju mijëra bashkatdhetarë që po e përkrahni vizionin tonë, ashtu si dikur, kur Kosova dhe unë kishim nevojë për ju, nuk na latë vetëm për asnjë moment!
Motra dhe vëllezër,

Pak ditë na ndajnë nga referendumi historik, ku përcaktohet se çfarë drejtimi po merr vendi ynë. Andaj, ju lus qe edhe një herë si gjithmonë të bëhemi bashkë e ta fitojmë edhe këtë betejë!
14 shkurti është drejtimi i vendit tonë, andaj bëhuni pjesë e tij!
RH