Rama ndan videon nga Durrësi: Pensionistët në krye të prioriteve tona
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me pensionistë në Durrës ku u ndanë pikëpamje për skemën e re të pensioneve. ”Pensionistët në krye të prioriteteve tona”, shkruan Rama në rrjetet sociale, teksa ndau pamje nga pritja që i bënë pensionistët dhe takimi me ta. Rama u shpreh në takim se do të rritet bonusi i fundvitit për pensionistët, teksa deklaroi se një ndër skemat është edhe ndarja e një bonusi të dytë, përveç atij të fundvitit. Për të qeveria po punon për ndërtimin e një skeme të tillë që të përfshijë edhe pensionistët tek çdo përqindje rritjeje të ekonomisë, përtej projeksionit të qeverisë.