Tërmeti i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen deri në Shkup
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Maqedonisë, me stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup, pasditen e sotme më 3.11.2024 regjistroi një seri tërmetesh me epiqendra në territorin e Greqisë.
Sipas të dhënave të deritanishme të cilat i disponon observatori, dy nga tërmetet janë ndjerë në territorin e Maqedonisë, si vijon:
Tërmeti në orën 18:03 me magnitudë locale 5.3 shkallë sipas Rihterit është ndjerë nga popullata në Gjevgjeli dhe Strumicë me intensitet III – IV sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane, dhe në Veles dhe Shkup me intensitet III sipas të njëjtës shkallë.
Tërmeti në orën 18:06 me magnitudë lokale 3.8 shkallë është ndjerë nga popullata në Gjevgjeli, Strumicë, Manastir dhe Kavadar me intensitet III sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.
Detajet:
Magnitude 5.3
Region GREECE
Date time 2024-11-03 17:03:52.7 UTC
Location 40.130 ; 23.272
Depth 10 km
Distance 64 km SE of Thessaloníki, Greece / pop: 354,000 / local time: 19:03:52.7 2024-11-03
13 km S of Néa Moudhaniá, Greece / pop: 9,300 / local time: 19:03:52.7 2024-11-03
https://www.emsc-csem.org/Earthquake_information/earthquake.php?id=1726241