Pas miratimit të rezolutës së referendumit, KFOR-i pozicionohet në Lluzhan

Shpërndaje

Shtohen masat e sigurisë/ KFOR-i dhe Policia të pranishëm në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Automjete të KFOR-it janë parë të pozicionuara në stacionin polcior në Lluzhan të komunës së Podujevës.

Siç duket KFOR pritet të jetë në gjendje gatishmërie për ditën e nesërme kur Serbia mban referendumin kushtetues e të cilin Kosova nuk e lejon që të mbahet në territorin e saj.

Sot në Kuvendin e Kosovës u miratua rezoluta kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës.