E rëndë/ Për 4 muaj do të diplomohej, 23-vjeçarja shqiptare vdes në një aksident në Danimarkë

Shpërndaje

Një 23-vjeçare nga komuna e Vushtrrisë ka humbur jetën në një aksident trafiku në Danimarkë.

E reja është identifikuar si Resmije Smajli dhe vdekjen e saj e kanë konfirmuar familja e saj dhe kanë njoftuar se varrimi do të bëhet më 17 nëntor në varrezat e komunitetit musliman në Brondby të Danimarkës.

“Me rastin e vdekjes së vajzës sonë Resmije Smajli, njoftohen të gjithë miqtë, shokët e dashamirët(burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të Mërkurën me datë 17.11.2021 në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby”, shkruan babai i së ndjerës.

Ismajli edhe katër muaj do të mbaronte studimet universitare në Universitetin e Radgiver.