LVV: Kalohet shkalla e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën

Shpërndaje

Njoftimi nga LVV:

Kalohet shkalla e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën

Sot Parlamenti Evropian votoi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Nesër nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave dhe krejt çfarë mbetet është që vendimi të publikohet në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe të hyjë në fuqi.

Është puna dhe angazhimi i qeverisjes së re në vend që ka zhbllokuar procesin e liberalizimit të vizave dhe ka bindur vendet anëtare të BE-së ta caktojnë datën 1 janar 2024, si datën e fundit prej të cilës qytetarët tanë do të lëvizin pa regjimin e vizave.

Kosova në dy vitet e fundit përmes miratimit të mbi 100 ligjeve kreu reformën më të lartë ndonjëherë në kuadër të integrimit evropian.