MaqedoniTop Lajme

Zgjedhjet në SHBA! Aggeler: Votova – Pres tranzicion të qetë dhe korrekt të pushtetit!

Shpërndaje

Votova për zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe sikurse ju pres të shoh se kush do të jetë fituesi, që do të thotë se bashkë do të vazhdojmë të ndjekim se çfarë do të ndodh, deklaroi Ambasadorja amerikane në Shkup, Anxhela Ageler.

“Si ambasadore e RMV-së, mesazhi im është se me rëndësi thelbësore është që çdo qytetar duhet ta shfrytëzojë të drejtën e votës dhe të votojë. Vota në demokraci është përgjegjësi e shenjtë dhe privilegj I madh. Unë votova. Shpresoj dhe pres se do të kemi tranzicion të qetë dhe korrekt të pushtetit. Kjo është që të gjithë presim dhe shpresoj se kështu do të jetë” – tha Ambasadorja Ageler.

Ageler ka refuzuar ta komentojë deklaratën e paradokohshme të Departamentit Amerikan të Shtetit, se ekziston mundësia që SHBA-të, pasi të formohet qeveria e re Bullgare, të jenë ndërmjetës në negociatat RMV – Bullgari për vazhdimin e agjendës evropiane.

Në SHBA sot mbahen zgjedhjet e 60-ta Presidenciale, kurse votuesit duhet të përcaktohen për dy kandidatët – Nënpresidenten aktuale, Kamala Haris ose ish-Presidentin, Donald Tramp.

Rreth 240 milionë qytetarë kanë të drejtën e votës, të cilët gjithashtu do të vendosin edhe për përbërjen e dy Dhomave të Kongresit – Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin. Cila parti i kontrollon këto dhoma ka ndikim të madh në agjendën politike të presidentit të ardhshëm.

Presidenti i ri i zgjedhur I SHBA-së, mandatin do të fillojë pas inaugurimit më 20 janar 2025. Ky do të jetë inaugurimi I 60-të presidencial në historinë e SHBA-së.