Rajoni

Berisha rikthehet në Kuvend pas 11 muajsh mungesë, zbardhen dy amendamentet për buxhetin të kreut të PD

Shpërndaje

Partia Demokratike (PD) ka propozuar dy amendamente për buxhetin e shtetit, të cilat janë paraqitur nga kryetari i saj, Sali Berisha.

Propozimet e PD përfshijnë pezullimin e të gjitha prokurimeve për investime publike luksi të qeverisë qëndrore, deri në miratimin e ligjit për masën financiare të minimumit jetik në Shqipëri.

Sipas PD, ky amendament synon të ndalojë shpenzimet për projekte të shtrenjta, duke u fokusuar më shumë në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

Propozimi tjetër është ndalimi i çdo pagese për shpenzimet operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në realizimin e një rritjeje reale të pensioneve. Këto amendamente janë pjesë e kërkesës për një riorientim të shpenzimeve qeveritare dhe një përkushtim më të madh ndaj mbrojtjes së kategorive sociale më të pambrojtura.