Rama ftesë të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen Forcave të Armatosura. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai fton të gjithë ata që duan të kontribuojnë në mbrojtjen e vendit.
“Forcat e Armatosura hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit. Aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare ëëë.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutitmit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë”, shkruan Rama.