Sllovenia “në gjah” për punëtorë nga Maqedonia, për 34 muaj, 11.400 shtetas të Maqedonisë janë punësuar në Slloveni
Enti slloven për punësim për herë të tretë në vendin tonë ka dalë në “gjah” të punëtorëve nga Maqedonia për nevojat e kompanive në Slloveni. Kërkohen mjek, kujdestarë, infermierë, vozitës, punëtorë ndërtimorë, instalues ujësjellësi. Thjeshtë Sllovenia në nivel vjetor ka nevojë për 15 mijë të punësuar të ri. Për dy vjet e 10 muaj, në këtë shtet legalisht janë punësuar 11 400 qytetarë nga Maqedonia. Edhe sot, një pjesë e bashkëqytetarëve tanë u informuan për kushtet që ofrojnë punëdhënësit slloven. Ofrojnë shumë, por për një pjesë të shtetasve tanë, paratë nuk janë faktori kryesor për largim nga vendi.
Mjekët e rinj thonë se edhe pagat në Slloveni janë më të mira, por edhe mundësia për specializim.
Nga kompanitë e Sllovenisë të cilat sot u prezantuan në Shkup para punëtorëve të Maqedonisë, thonë se ofrojnë kushte të mira për punë dhe jetesë. Nga Enti për punësim thonë se qëllimi është që t’i njoftojnë të interesuarit.
Por kreu i Sindikatës së pavarur të punëtorëve të Sllovenisë, Boris Persh paralajmëron se para se të shkohet në Slloveni, është mirë që të bëhet matematikë nëse ia vlen ky hap. Të bëhet matematikë se paga lëviz nga 1200 deri 1400 euro, qiraja është 800 euro, plus ushqimi, veshja dhe gjithçka tjetër që nevojitet për jetë, pyetja është se sa do të mbetet. Thjesht, jo për të gjithë situata është e mirë.
Punëdhënësit nga Maqedonia thonë se ata nuk mund të garojnë me atë që e ofron Sllovenia e cila është vend më i fuqishëm ekonomikisht dhe shtojnë se Maqedonisë i mungojnë mbi 10.000 punëtorë në ekonomi.
Javën e kaluar, kreu i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trëndafillov tha se në shtat vitet e fundit janë larguar 12.500 punëtorë ndërtimorë, ndërsa si arsye kryesore i përmendi pagat e ulëta dhe sjellja e keqe e pronarëve.