Të hënën hapet Rruga e Arbrit, thirrje për kujdes drejtuesve të automjeteve (Video)

Shpërndaje

Të hënën më datë 29 nëntor Rruga e Arbrit do të hapet për qarkullim. Kryeqyteti tashmë do të lidhet më shpejt me zonën verilindore dhe qarkun e Dibrës përmes aksit prej 70 kilometrash, që përbëhet nga 6 tunele dhe 4 ura.

Burreli, Klosi, Bulqiza dhe Peshkopia nëpërmjet Rrugës së Arbrit do të jenë larg nga kryeqyteti dy orë. Rruga do të jetë mbi 80 % e kalueshme por menaxheri i projektit ka një thirrje për drejtuesit e automjeteve.

“Një nga elementët që kemi përfshirë në planin e menaxhimit të trafikut është kufizimi i shpejtësisë, përderisa është një rrugë ku ne kemi punime të tjera. Apeli shkon për drejtuesit e mjeteve,” – u shpreh inxhinieri Mihallaq Spirollari.

Aktualisht punimet për përfundimin e rrugës janë fokusuar në tunelin e Murrizit. Rruga e Arbrit përfundon në Blladë në kufi me Maqedoninë e Veriut.