Pronari i “BESA TRANS” i shokuar me ngjarjen: Përse unë nuk isha në atë autobus, të vdes në autobus

Shpërndaje

Pronari i Agjencisë “Besa Trans”, Bekim Haxhiu, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Televizionin Kombëtar të Bullgarisë, që ishte emetuar sot në orën 17.00.

Bekim Haxhiu ka thënë se autobusi ka kaluar kontrollin teknik para se të shkojë për në Turqi dhe gjithcka ka qenë në rregull. Ka përjashtuar mundësinë që diksuh nga udhëtarët të ketë patur me vete materiale shpërthyese. Haxhiu ka konfirmuar se ai dhe familja e tij kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi, por kanë qenë në autobusin tjetër. Fëmijtë e tij kanë qenë në autobusin e fundit.

Humbja e çmendur e peshës, një filxhan në mëngjes dhe në mbrëmje zgjidh kilogramët e tepërt!
Bekim Haxhiu, sic percjell KlanM, ka thënë se deri tani nuk është prononcuar për mediat për shkak se ka qenë I shokuar nga ngjarja tragjike, por në cdo mënyrë ka bashkëpunuar me hetuesit që të konstatohen shkaqet e incidentit ku humbën jetën 45 udhëtarë.

Ai ka thënë se autobusi ka qenë I prodhuar në vitin 2007, por është blerë nga kompania e tij para tre vieteve. Sipas tij, nuk ka pasur problem teknike me autobusin.

Ai e ka të vështirë ta pranojë tragjedinë në autostradën Struma.

“Thash përse unë nuk isha në atë autobus, të vdes në autobus dhe këtë e kam thënë shumë herë” – ka thënë Bekim Haxhiu.

Ai për TV BNT të Bullgarisë, sic percjell KlanM, ka thënë se me familjen shpeshherë ka marrë pjesë në ekskursionet që I ka organizuar kompania e tij.

Kësaj radhe nga RMV-ja ishin nisur 4 autobusë. Gjatë kthimit nga Turqia, në autobusin e parë kanë qenë ai dhe bashkëshortja, kurse fëmijtë kanë qenë në njërin prej autobusëve. Në kufi, në dalje nga Bullgaria, Bekim Haxhiu e ka marrë vesh se autobusi ka përjetuar aksident.

“U thash të më dërgojnë në vendngjarje ta shoh me sytë e mi se cfarë ka ndodhur atje” – tha për BNT, Bekim Haxhiu, duke shtuar se I ka hypur taksisë dhe ka shkuar në vendin e aksidentit.

Bekim Haxhiu ka refuzuar të komentojë për fatkeqësinë për shkak se hetimet ende janë në vazhdë e sipër. Megjithatë, sic tha, tre javë para fatkeqësisë autobusi ka kaluar kontrollin teknik. Në mënyrë plotësuese, para cdo udhëtimi, të gjithë automjetet kanë kaluar nëpër qendrën e servisit.

“Para se të niseshim për në Turqi I servisuam, I kontrolluam, madje edhe kur mbërritën në Stamboll edhe atje shkomë në servis që të kontrollohen autobusët. Bartim udhëtarë, të shohim se në cfarë situate janë. Gjithcka ishte në rregulla atje. Nëse na thonin dicka menjëherë e riparonim” – ka sqaruar pronari I ‘Besa Transit”.

Bekim Haxhiu, sic percjell KlanM, ka thënë se në autobus nuk ka pasur gypa me karburant të jashtëligjshëm. Për shkak të kontrolleve të detajuara në kufijtë e Bullgarisë, përjashtohet mudnësia që udhëtarët të marrin mjete piroteknike.

“Në cdo autobus ka gypa, kanë ujë. Cdo autobus duhet t`I ketë, për cdo rast. Është uji rezervë. Kontrolle të rrepta për hyrje në Bullgari, bagazhi, gjithcka që bartet” – tha Haxhiu.

Në pyetjen nëse autobusi I ka pasur të gjithë dokumentacionet e nevojshme, Haxhiu dhe avokati I tij kanë thënë se në këtë fazë nuk do të komentojnë për shkak të hetimeve.

“Mund të themi me siguri se “Besa Trans” ka leje për të kryer veprimtari transporti në territorin e Evropës dhe sërish të kryejë veprimtari turistike në territorin evropian dhe në territorin e RMV-së dhe jashtë RMV-së” – ka thënë avokati Lubomir Takov.

Bekim Haxhiu ka thënë se kompnia e tij është formuar në vitin 2009, por tashmë katër vite është transportues I rregullt për në Stamboll. Në cmimin prej 80 eurove llogariten edhe dy fletje kurse për cdo shërbim shtesë kaë edhe pagesa plotësuese.

Haxhiu nga aksidenti tragjik jeton në Bullgari. Ka marrë një banesë me qira që t`u jetë pranë hetuesve dhe të ndihmojë aq sa mundet. Ai, sic percjell KlanM, thotë se është I kapshëm edhe për familjarët e viktimave. Familjarët e tij janë në kontakt me familjarët e viktimave që humbën jetën në autobusin e kapluar nga zjarri.

“Askush nuk dëshironte që kjo të ndodh. Të gjithë këtë e dijnë. Mos t`I ndodh askujt një tragjedi e këtillë, shumë e rëndë, e vështirë, e tmerrshme. Nuk e di cfarë të them tjetër” – ka deklaruar Bekim Haxhiu për televizionin bullgar BNT duke shtuar se nuk është kërcënuar dhe rrezikuar nga askush.

Artikullin e plotë e gjeni në këtë LINK