Visar Ademi për Alternativën: Krijuan parti për popullin, tani e japin popullin për partinë

Shpërndaje

Eksperti ekonomik Visar Ademi ka thumbuar partinë Alternativa pasi po bëhet gjithnjë e qartë se ata do të jenë pjesë e pushtetit ekzekutiv. Në një postim në rrjetin social facebook, Ademi shkruan se dikur kjo parti ishte krijuar për të shpëtuar popullin, ndërsa tani po hynë në Qeveri për të shpëtuar partinë.

“Krijuan edhe parti politike për ta shpëtuar popullin, tani e japin popullin për ta shpëtuar partinë…”, shkruan Ademi.