RajoniTop Lajme

Ndihmëssekretari i NATO-s kërkon hetim të plotë për sulmin në Ibër-Lepenc

Shpërndaje

Ndihmëssekretari i NATO-s, Tom Goffus, gjatë takimit të zhvilluar me presidenten Vjosa Osmani, ka kërkuar hetim të plotë dhe transparent për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit.

Goffusi e ka dënuar këtë sulm të shkaktuar në infrastrukturën kritike, në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

“Të gjitha faktet duhet të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë. KFOR-i mbetet vigjilent”, ka thënë Goffusi.

Ai ka shtuar se koordinimi me KFOR-in është kyç për stabilitetin rajonal.

LAJMI KETU: https://x.com/NATOpress/status/1864737163792769087