MaqedoniTop Lajme

BDI: 17 ditë, asnjë masë disiplinore për policin që përdhosi flamurin shqiptar

Shpërndaje

BDI ka dalur me reagim për përdhosjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar nga një zyrtar i policis, për të cili siç potencojnë nga BDI ende nuk është marrë masë disiplinore.

“Zëvendësministri i Brendshëm, i zgjedhur nga VMRO DPMNE , i pafuqishëm për të reaguar, dëshmon mungesën totale të guximit për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e shqiptarëve.

Kjo heshtje dhe mungesë përgjegjësie vetëm sa inkurajon provokimet, minon besimin tek institucionet dhe thellon ndarjet në shoqëri.

Është koha që përgjegjësit të mbajnë llogari dhe drejtësia të vihet në vend!”, thuhet në njoftimin e BDI-së.