Durmishi: Numri i produkteve në “Shportën e Vitit të Ri” ka arritur në 1036
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, së bashku me zëvendësministrin Marjan Risteski dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkoski, mbajtën konferencë për media në të cilën informuan për aksionin “Shporta e Vitit të Ri” që filloi dje. Siç informuam dhe siç ishte paralajmëruar, filloi dje aksioni “Shporta e Vitit të Ri”, të cilin e paralajmëruam në fillim të vjeshtës.
“Dua të ritheksoj se këtë “Shportë të Vitit të Ri ”e kemi bërë në konsultim me biznesin, ku kemi zhvilluar dhjetra takime me të gjithë. Për herë të parë, kjo “Shportë e Vitit të Ri” është e ndryshme nga masat që janë miratuar më parë me qëllim mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve për shkak se kjo masë vjen nga biznesi dhe nuk është vendim i Qeverisë. Kjo e ashtuquajtur masë është një ulje aksioni në çmimet e produkteve të caktuara ushqimore, pijeve alkoolike dhe joalkoolike që do të jenë e vlefshme një muaj”, theksoi Durmishi.
Ministri informoi se monitorimi i çmimeve bëhet në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe Ligjin për tregtinë, respektivisht mund të shihen çmimet e produkteve që janë në Shportën e Vitit të Ri dhe çmimet më të ulëta të të njëjtave produkte që kanë qenë në 30 ditët e fundit. Në raftet duhet të theksohen çmimi i ri me ulje dhe çmimi i vjetër.