RajoniTop Lajme

Rama me diasporën: Jam kranar! Tashmë, më e lehtë të thuash “jam shqiptar”

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, u shpreh se emigrantët janë mbështetje e rëndësishme financiare për vendin.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se Banka e Shqipërisë ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të dërgesave të emigrantëve në euro krahasuar një vit më parë.

“Diaspora mbetet një mbështetje e rëndësishme në aspektin financiar për vendin. Këtë vit Banka e Shqipërisë ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të dërgesave të emigrantëve në euro krahasuar një vit më parë, janë 100 milionë euro plus. Dërgesat më të mëdha janë nga Italia, SHBA.