Kronikë e zezëMaqedoni

Radovish, rrihen mes vete kryeshefi dhe inspektori i policisë

Shpërndaje

Kryeshefi i Departamentit të Punëve të Brendshme në Radovish O.G. 43 vjeç, është sulmuar fizikisht nga inspektori 39 vjeç B.I., nga fshati Injevë i Radovishkit, përcjell TV21. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Strumicë njoftojnë se inspektori është arrestuar dje pas kallëzimit.

Sipas njoftimit, kryeshefi ka raportuar se në ambientet zyrtare të stacionit policor, inspektori është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij, i cili ishte duke kryer detyra zyrtare dhe në një moment e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime fizike.

“Është njoftuar kreu i SPB-Strumicë, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale dhe Prokurorit Publik”, shtojnë nga MPB.