Bota

I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me akuza për vrasje dhe tentimvrasje

Shpërndaje

Policia gjermane ka bërë të ditur të dielën se prokurorët kanë ngritur akuza për vrasje dhe tentativë vrasjeje kundër al-Abdulmohsen, një aktivist anti-islamik që kishte bërë kërcënime me vdekje në internet kundër qytetarëve gjermanë dhe kishte një histori mosmarrëveshjesh me autoritetet shtetërore.

Ai është paraqitur para gjyqit të shtunën në mbrëmje, teksa gjykatësi i rastit urdhëroi që ai të dërgohet në paraburgim.

Teksa mijëra njerëz vajtuan viktimat, të identifikuara si katër gra të moshës 52, 45, 75 dhe 67 vjeç dhe një djalë 9-vjeçar, rreth 2,100 njerëz morën pjesë në një demonstratë të së djathtës ekstreme të cilësuar si një “demonstratë kundër terrorit” brenda natës, raportuan mediat lokale.

Protestuesit në tubimin e ekstremit të djathtë mbanin kapuçë të zinj dhe u filmuan duke mbajtur një pankartë të madhe me fjalën “emigrim”, një term i popullarizuar nga ekstremistët anti-emigracion që kërkojnë dëbimin masiv të emigrantëve dhe njerëzve që konsiderohen jo etnikisht gjermanë.

Ndërkohë qeveria gjermane po përballet me pyetje nëse mund të ishte bërë më shumë për të parandaluar sulmin, i cili la të lënduar 205 njerëz, duke përfshirë rreth 40 të cilët ndodhen në gjendje kritike dhe po luftojnë me jetën.