MaqedoniTop Lajme

Fetai takoi mërgatën në Vjenë: Ta ruajmë identitetin dhe të lehtësojmë investimet në vendlindje

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai mbrëmë takoi mërgatën shqiptare në Vjenë të Austrisë, e cila çdoherë është e përkushtuar për fatet e atdheut si pjesë më vitale e kombit.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, së bashku me Zëvendësministrin e Brendshëm, Astrit Iseni, pata kënaqësinë të takoj dhe të bashkëbisedoj me bashkatdhetarët tanë në Vjenë, Austri. Ishte një mbrëmje e veçantë, e mbushur me energjinë dhe përkushtimin e mërgatës tonë, e cila vazhdon të jetë pjesa më vitale e kombit.
Mërgata shqiptare ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në historinë tonë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në lëvizjet çlirimtare në kryqëzimin e dy shekujve dhe duke qenë shtyllë e fortë për zhvillimin ekonomik të trojeve tona.
Gjatë takimit, dëgjuam me vëmendje hallet, shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Diskutuam mbi nevojën për një trajtim më dinjitoz nga ana e institucioneve shtetërore, më shumë përkrahje për ruajtjen e identitetit tonë përmes arsimit dhe kulturës, si dhe për lehtësime konkrete që do t’i nxisin investimet nga ana e mërgimtarëve.
Zotimi ynë është i qartë: Qeveria do të punojë për të forcuar lidhjet me mërgatën dhe për të siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të respektohet. Sepse ata janë jo vetëm ambasadorët më të mirë të kombit tonë në botë, por edhe një burim i pashtershëm i forcës dhe vizionit për të ardhmen.
Faleminderit për mikpritjen dhe frymëzimin që na dhatë!