RajoniTop Lajme

Pezullimi i fondeve në Shqipëri, reagon Ambasada e SHBA: Trump deklaroi se nuk do të japin më verbërisht para që nuk sjellin asgjë për popullin amerikan

Shpërndaje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar zyrtarisht lidhur me pezullimin e financimeve për institucionet shqiptare, duke konfirmuar se vendimi është marrë në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për rishikimin dhe riorganizimin e ndihmës ndërkombëtare.

Në një deklaratë zyrtare, ambasada i referohet njoftimit të Zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, ku theksohet se ndihma financiare e SHBA-së, e administruar përmes Departamentit të Shtetit dhe USAID, është pezulluar për një periudhë 90-ditore. Ky pezullim synon të garantojë që fondet e taksapaguesve amerikanë të përdoren në mënyrë efektive dhe në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA.

“Presidenti Trump deklaroi qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të japin më verbërisht para që nuk sjellin asgjë për popullin amerikan. Rishikimi dhe riorganizimi i ndihmës ndërkombëtare në emër të taksapaguesve që punojnë fort nuk është thjesht gjëja e duhur për t’u bërë, por është një detyrim moral. Sekretari është krenar që mbron investimet e Amerikës me një rishikim të qëllimshëm dhe të kujdesshëm se si ne shpenzojmë dollarët e ndihmës ndërkombëtare jashtë vendit,” thuhet në reagim.

Ambasada konfirmon se vendimi prek një sërë institucionesh shqiptare, përfshirë organet e drejtësisë, ministritë kryesore, institucionet e pavarura dhe organizatat joqeveritare. Megjithatë, theksohet se ky është një pezullim i përkohshëm.

Reagimi i Ambasades Amerikane:

Ju referojme tek deklarata per shtyp e Zedheneses se Departamentit te Shtetit Tammy Bruce ne dt 26. Me poshte gjeni variantin shqip te deklarates. Në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump për Rivlerësimin dhe Riorganizimin e Ndihmës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, Sekretari Rubio ka pezulluar të gjithë ndihmën ndërkombëtare të SHBA të financuar nga ose përmes Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për shqyrtim. Ai po fillon një rishikim të të gjitha programeve të ndihmës ndërkombëtare për të siguruar që ato të jenë efikase dhe në përputhje me politikën e jashtme të SHBA nën agjendën Amerika e Para.

Presidenti Trump deklaroi qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të japin më verbërisht para që nuk sjellin asgjë për popullin amerikan. Rishikimi dhe riorganizimi i ndihmës ndërkombëtare në emër të taksapaguesve që punojnë fort nuk është thjesht gjëja e duhur për t’u bërë, por është një detyrim moral. Sekretari është krenar që mbron investimet e Amerikës me një rishikim të qëllimshëm dhe të kujdesshëm se si ne shpenzojmë dollarët e ndihmës ndërkombëtare jashtë vendit.

Mandati i popullit amerikan ishte i qartë – ne duhet të ripërqendrohemi në interesat kombëtare amerikane. Departamenti dhe USAID-i e marrin shumë seriozisht rolin e tyre si kujdestarë të dollarëve të taksapaguesve. Zbatimi i këtij Urdhri Ekzekutiv dhe drejtimi i Sekretarit e çojnë më tej këtë mision. Siç ka thënë Sekretari i Shtetit Marco Rubio, “Çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që financojmë dhe çdo politikë që ndjekim duhet të justifikohet me përgjigjen për tri pyetje të thjeshta: A e bën Amerikën më të sigurt? A e bën Amerikën më të fortë? A e bën Amerikën më të begatë?”

Ju faleminderit