Arrestohet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj (Video)
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme (10 Shkurt). Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Burime konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masë sigurie “arrest me burg”.
Kryebashkiaku Veliaj ndodhej në ambientet Bashkisë Tiranë dhe u shoqërua nga agjentët e BKH-së.
Pas një periudhe hetimi mbi katër vepra penale, bëhet me dije se forcat e BKH-së kanë ndërhyrë mesditën e sotme në ambientet e bashkisë, duke ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj kryebashkiakut socialist.
Prokurorët e Posaçëm kanë kërkuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) masën e sigurisë “arrest me burg” jo vetëm për Veliajn, por edhe për një tjetër zyrtar të lartë, emri i të cilit ende nuk dihet.
Lajmi është konfirmuar nga gazetarët por ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia apo SPAK-u.