Qeveria vendosi, ngrihet çmimi i disa produkteve ushqimore
Qeveria ka vendosur të ngrijë marzhet për disa produkte ushqimore. Bruto marzha e fitimit është ngrirë në 5% për tetë grupe produktesh, përkatësisht për bukën, miellin, vezët, dhallin, kosin dhe vaj e gatimit. Në 10% është kufizuar marzhi i fitimit për një grup prej 55 produktesh, si mishi, mishi i përpunuar, mallrat e konservuara dhe brumërat. Kufizim i marzhit bruto prej 15% për 39 produkte ushqimore dhe produkte higjienike, si frutat dhe perimet e freskëta, pelenat për fëmijë, detergjente, ushqim për foshnja dhe ngjashëm. Çmimi i tetë grupeve të produkteve nuk duhet të jetë më i lartë se ai që ishte më 1 shkurt. Vendimet do të hyjnë në fuqi me publikimin në Gazetën Zyrtare dhe do të zgjasin deri më 30 prill. Do të ketë kontrolle dhe gjoba deri në 20 mijë euro.
“Analiza e ISHT-së tregoi se tregtarët me shumicë dhe pakicë llogaritin bruto marzh fitimi për produktet ushqimore bazë prej 20%-25% për produktet bazë në tregtinë me pakicë dhe 20% – 50% në tregtinë me shumicë. Ky vendim detyron të gjithë ata që merren me tregtinë me shumicë dhe pakicë që të sigurojnë që të gjitha këto produkte të jenë të pranishme në rafte të paktën 70%”, tha Marjan Ristevski – zëvendësministër i Ekonomisë dhe Punës.