Presidenti i Emirateve të Bashkuara mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama (VIDEO)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mirëpritur në mesditë me një ceremoni zyrtare presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Mohammed Bin Zayed Al Nahyan do të zhvillojë të dielën vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi vizitën si një moment të rëndësishëm në forcimin e partneritetit mes dy vendeve.
“Vizita e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, një prej liderëve më të respektuar botërorë sot, shënon një moment kyç në forcimin e partneritetit mes kombeve tona. Ai vjen për të vendosur piketa të reja bazuar në interesat e përbashkëta”, deklaroi Rama.
Pallati i Brigadave – Shkëmbimi i marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimi i letrës së angazhimit për Projektin e Qytetit Inteligjent të Shqipërisë midis “Presight AI Ltd”
Pallati i Brigadave – Ceremonia e pritjes për Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan
Rinas – Mbërritja e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan