MaqedoniTop Lajme

“Vërejtjet e Inspektoratit i referohen praktikës së krijuar nga viti 2017”, MMJPH: Nuk është konstatuar asnjë keqpërdorim apo sjellje e paligjshme

Shpërndaje

Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor edhe sot përmes një komunikate i hedhin poshtë pretendimet e LSDM-së dhe BDI-së se Inspektorati i Administratës ia ka marrë kompetencat MMJPH-së për nënshkrimin e dokumenteve administrative, shkruan TV21. Thonë se paralajmërimet dhe vërejtjet për punën në zyre dhe arkiv të shërbimeve në Ministri nuk përbëjnë skandal.

“Mbikëqyrja e rregullt inspektuese nga Inspektorati Administrativ ka të bëjë ekskluzivisht me aspektet teknike të funksionimit të arkivit dhe zyreve. Në asnjë moment nuk u konstatua ndonjë keqpërdorim i pozitës zyrtare apo sjellje të tjera të paligjshme”, thonë nga MMJPH, duke shtuar se bëhet fjalë për kontroll të rregullt të Inspektoratit, sipas planit vjetor.

Nga MMJPH thonë se vërejtjet e Inspektoratit i referohen praktikës së krijuar nga viti 2017.

“Mënyra e punës në zyre dhe arkiv në Ministrinë e Mjedisit është krijuar në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë është zbatuar pa i ndryshuar, nga të gjithë ministrat që kanë udhëhequr Ministrinë – si nga radhët e LSDM-së dhe BDI-së. Këtë mënyrë të punës e kanë ndjekur edhe ministrat Nurhan Izairi, Bashkim Ameti, Sadulla Duraku, Naser Nuredini dhe Kaja Shukova. Kjo do të thotë se vërejtejet eventuale të Inspektoratit, nuk ndërlidhen me punën e administratës aktuale, por me një proces të vazhdueshëm administrativ të trashëguar nga vitet e mëparshme”, theksojnë nga MMJPH.

2017 , 2018 , 2020 . 2023 , 2024