MaqedoniTop Lajme

Osmani: Nuk kanë interes maqedonasit që të kenë armiqësi me shqiptarët! Ky është interes jugosllav, i “botës serbe”

Shpërndaje

Bujar Osmani nga BDI, në Daily Click në TV21, tha se, maqedonasit nuk kanë interes që të kenë armiqësi dhe urrejtje me shqiptarët, pro kjo është një politkë jugosllave që është kultivuar për 50 vite, shkruan TV21. Osmani tha se, edhe infrastruktura me Shqipërinë dhe Bullgarinë nuk ka qenë e ndërtuar asnjëherë, që sipas tij, është rezultat që politika jugosllave i ka ndërtuar si armiqë këta dy vende fqinjë ndërkohë që përmendi ehde filmat e krijuar në atë përiudhë, që siç tha, shqiptarët janë paraqitur si njerëz me më pak vlerë, që Osmani ritheksoi që ky është rezultat dhe interes i botës serbe.

“Jam i bindur se albanofobia maqedone, nuk është interes gjenerik maqedonas. Nuk kanë interes maqedoniasit që të jenë në armiqësi dhe në urrejtje me shqiptarët. Është politikë jugosllave që është kultivuar për 50 vite. Politika jugosllave në Maqedoninë e Veriut ka ndërtuar dy armiq, ka rritur gjenerata mbi dy armiq, Bullgarinë dhe Shqipërinë. Këta janë armiqtë e popullit dhe e shihni pse infrastruktura me Bullgarinë dhe Shqipërinë nuk ka qenë e ndërtuar kurrë, se këta kanë qenë armiqtë, është dashur të bllokohet komunikimi me ta dhe të trajtohen si të tillë. Edhe filmat që janë krijuar gjatë Jugosllavisë, gjithmonë shqiptari është treguar si njeri me më pak vlerë që e kundërshton sistemin, edhe bullgarët gjithashtu kanë qenë element. Por ky nuk është interes maqedonas, është interes jugosllav, momentalisht nuk dua të them serb se jam ish-ministër i Jashtë dhe nuk dua të hyjë në atë, por është interes serb por më tepër i asaj botës serbe që tenton të merr ndikimin”, tha Bujar Osmani.