RajoniTop Lajme

​Qeveria miraton nismën një marrëveshje në fushën e mbrojtjes me SHBA-në

Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Albin Kurti, tha se përmes kësaj marrëveshjeje angazhohen në avancimin e bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e mbrojtjes dhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

Paraprakisht, Kurti iu adresua kabinetit qeveritar, teksa bëri të ditur se nga sot të gjithë qytetarët e Kosovës në Gjermani do të regjistrohen si shtetas kosovarԯ, e jo siç ishte në të kaluarën si shtetas serbë.