MaqedoniTop Lajme

Fetai: BDI është në panik të thellë, pa shantazh elektorati, rezultati i zgjedhjeve është i qartë

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në emisionin “Dialog te Lajmi”, ka folur rreth mundësisë së bojkotimit të zgjedhjeve nga ana e BDI-së. Ai tha se BDI është në panik të thellë dhe e dihet që elektorati i BDI-së, ka qenë elektorat i shantazhuar kryesisht për afate zgjedhore, ata nuk e kanë ndikimin në elektorat që e kishin pasi janë në opozitë.

“Në rrethana ku BDI nuk mund të shantazhoj njerëzit, e dimë se çfarë pritet nga rezultati i zgjedhjeve. Unë besoj se koalicioni VLEN do të fitoj çdo kund në komuna dhe do e dërgoj përfundimisht BDI-në në histori, duke i mundësuar që më në fund të nisin reformimin e tyre të brendshëm i cili është i domosdoshëm edhe për demokracinë e vendit. Pra, një parti e kriminalizuar në shkallën të lartë siç është BDI, me doemos duhet të reformohet për të mirën e shqiptarëve dhe demokracinë në vend”, tha Fetai.

Fetai: Kryesia e BDI-së, i ngjanë listës së Interpolit

Në emisionin “Dialog te Lajmi”, zëvendëskryeministri Fetai tha se BDI-ja është në krizë të thellë dhe se kryesia e saj ngjan me listat e Interpolit.

“Nuk mundet të vazhdojë kjo BDI me këta njerëz që e rrethojnë kryetarin e tyre të cilët siç e thash duken më tepër si një listë interpoli se sa një kryesi partie. Nuk munden këta të vazhdojnë dhe të na shesin moral neve, qoftë në rrafshin kombëtar, qoftë në atë etik sepse nuk kanë më kredo. Ata bëjnë mirë të reformohen dhe reformat të fillojnë nga koka dhe jo nga poshtë. E shohim që BDI fillon reformat nga poshtë dhe i dimë rezultatet e atyre reformave. Në vitin 2019, apo kur ishte, ata thanë se kanë bërë një lloj vetingu nën udhëheqjen e Artan Grubit, Artan Grubi sot është në listën e zezë amerikane. Po ashtu në listën e zezë amerikanë është edhe Ramiz Merko i cili kishte kaluar këtë proces para se të shpallet për kandidat për Strugë përsëri”, tha Fetai në emisionin “Dialog te Lajmi”.