Cënimi i gjuhës shqipe! Osmani: Kryetari i Gjykatës Kushtetuese sillet si të jetë kryetar dege i partisë në pushtet!
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar ndaj thirrjeve kërcënuese që kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka bërë kundër pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, duke paralajmëruar protesta nëse ata nuk dorëhiqen.
Osmani thotë se qeveria duhet ta dijë se edhe i pari i Gjykatës Kushtetuese sillet si të jetë kryetar dege i partisë në pushtet, duke aluduar në tentativat e fundit për shfuqizimin e ligjit të Gjuhës shqipe.
Reagimi i plotë:
Kur qeveria fton popullin në protestë kundër Këshillit Gjyqësor, është mirë të kalojnë edhe nga Gjykata Kushtetuese, ku kryetari i saj sillet si të ishte kryetar dege i partisë në pushtet, e jo kryetar i organit më të lartë të drejtësisë në vend.