MaqedoniTop Lajme

Tragjedia në Koçani/ Mickoski: Kjo është një ditë shumë e rëndë dhe e trishtueshme për Maqedoninë

Shpërndaje

Kjo është një ditë e vështirë dhe shumë e trishtueshme për Maqedoninë! Humbja e kaq shumë jetëve të të rinjve është e pariparueshme, dhe dhimbja e familjeve, njerëzve të dashur dhe miqve është e pamatshme.

Në këto momente trishtimi të thellë, mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë, ndërsa familjeve të të ndjerit forcë për ta përballuar këtë humbje të paimagjinueshme”, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski në Facebook.

Kryeministri u bën thirrje të gjitha institucioneve kompetente – shërbimet shëndetësore, policia, autoritetet vendore – që të marrin masa urgjente për të ndihmuar të lënduarit dhe për të mbështetur familjet e prekura.

“Qeveria është plotësisht e mobilizuar dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përballuar pasojat dhe për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie. Gjatë ditës, pas shqyrtimit të rrethanave pranë institucioneve kompetente, do t’i drejtohem publikut me më shumë informacion për hapat e ndërmarrë. “Në këto momente trishtimi të thellë, kur zemrat tona janë thyer me dhimbje për shkak të kësaj tragjedie të tmerrshme, bëj thirrje për unitet, solidaritet, humanizëm dhe përgjegjësi”, thotë Mickoski.

Sipas informacioneve zyrtare, nga zjarri në diskotekën në Koçan kanë humbur jetën 51 persona dhe mbi 100 janë lënduar.