MaqedoniTop Lajme

Arrestohet pronari i diskotekës “Puls”, licencën e ka patur deri më 24 mars

Shpërndaje

Diskoteka private “Puls” ku ka ndodhur tragjedia pas performancës së grupit DNK ka punuar vite ma radhë.

Sipas informacioneve të mediave, diskoteka private ka punuar vite me radhë me pronësi të ndryshme.

Janë ndërruar pronarët, por ai i cili është arrestuar këtë mëngjes në vazhdimësi ka qenë pjesë e strukturën e pronësisë.

Licencën e ka patur deri më 24 mars.

Diskoteka “Puls” në Koçan, ku nga zjarri jetën humbën 51 persona, tash e një vit nuk ka pasur licencë që lëshohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës. Licenca e fundit është dhënë më 13.03.2023, me afat 1 vjeçar.

Diskoteka ka qenë në pronë private, pronarët e së njëjtës janë ndërruar disa herë. Sipas dokumentit të siguruar, pronari ka pasur licencë deri më 24 mars të vitit të kaluar.

Zjarri që ka rënë në diskotekë është shkaktuar nga mjetet piroteknike. Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski njoftoi se numri i të vdekurve deri më tani është 51, ndërsa rreth njëqind janë lënduar.