Osmani pas takimit me Sorensen: Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut e rrugën drejt BE-së
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në takimin që e ka zhvilluar me të dërguarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, sipas Presidencës, ia ka paraqitur atij vërejtjet për draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Postimi nga Osmani:
Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së.
Në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen, diskutuam dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, sigurinë në rajon dhe integrimin evropian të Kosovës.
Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë por edhe balansin e nevojshëm në dialog.