Ngjarjet në VLEN, Mickoski: Kemi shumicë stabile, jozyrtarisht kemi 2/3 e shumicës
Kryeministri i vendit, Hristian Mickoski sot vizitoi Komunën e Tetovës me çrast mbikqyri punimet në ndërtimin e bulevardit Video Smileski Bato.
Mickoski në pyetjet e gazëtarëve për ndodhitë e fundit në VLEN dhe se a ekziston mundësia që Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët ta braktisë qeverinë, tha se qeveria ka shumicë stabile dhe jozyrtarisht ka 2/3 e shumicës.
“Po kam dëgjuar për këto që fliten. Qeveria ka shumicë stabile. Ndryshe nga ajo e kaluara që ka funksionuar mbi “këmbë të qëlqta” ne kemi jozyrtarisht 2/3 e shumicës në kuvend dhe po funksionojmë në mënyrë të përkryer”, tha Mickoski.
Ai tha se me qeverisjen e re Maqedonia e Veriut po ndërtohet, duke përmendur dhe disa projektë nëpër komuna më të cilat udhëheqin kryetarë nga partitë në pushtet por edhe nga opozita.