Kronikë e zezëMaqedoniTop Lajme

Publikoi video duke gjuajtur me pistoletë e pushkë automatike! Arrestohet 51-vjeçari, policia po e kërkon edhe djalin e tij

Shpërndaje

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë arrestuar personin Xh.Q. (51) nga Cërnilishtja e komunës së Dollnenit, pasi një video të publikuar në rrjetet sociale të një personi i cili shihet duke gjuajtur me pushkë automatike dhe me pistoletë. Nga MPB shtojnë se gjithashtu po kërkohet edhe djali i 51-vjeçarit, personi me iniciale A.Q., kurse theksojnë se ndaj 51-vjeçarit është nisur procedurë për marrjen e lejes për armë.

“Gjatë kontrollit iu gjetën tre armë që i posedon me leje, një pushkë gjuetie gjysmë automatike, një karabinë dhe një pistoletë gjysmë automatike, si dhe 395 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 17 copë fishekë gjuetie dhe një resiver të lidhur me video kamera të instaluar në shtëpi. Sendet e gjetura janë konfiskuar për shkak të dyshimit për vepër penale nga neni 288 i Kodit Penal. Është konstatuar se personi i ka poseduar armët me leje dhe përkohësisht i janë konfiskuar, pas së çka do të vijojë procedura për marrjen e lejes për armë”, thonë nga MPB.

Njoftimi nga MPB-ja:

Me datë 05.04.2025, në bazë të një videoje të shpërndarë në rrjetin social Facebook, dhe për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 288 dhe 396 i Kodit Penal të RMV-së, nëpunës policorë nga NJPB Prilep në bashkëpunim me nëpunës policorë nga SPB Manastir kanë kryer bastisje në f.Cërnilishte, Komuna e Dollnenit, në shtëpinë e XH.Q. (51). Gjatë kontrollit iu gjetën tre armë që i posedon me leje, një pushkë gjuetie gjysmë automatike, një karabinë dhe një pistoletë gjysmë automatike, si dhe 395 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 17 copë fishekë gjuetie dhe një resiver të lidhur me videokontroll të instaluar në banesë.

Sendet e gjetura janë konfiskuar për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale nga neni 288 i Kodit Penal. Është konstatuar se personi e ka poseduar armën me leje dhe përkohësisht është sekuestruar, pas së cilës do të vijojë procedura për marrjes së lejes për armë. XH.Q. është privuar nga liria, ndërsa po merren masa për gjetjen e djalit të tij A.Q. dhe zbardhjen e rastit.