MaqedoniTop Lajme

Rikonstruktim i qeverisë para zgjedhjeve? Mexhiti: Teorikisht, po

Shpërndaje

I pyetur nëse do të ketë rikonstruktim të qeverisë para zgjedhjeve lokale në vjeshtë, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se teorikisht duhet të ketë rikonstruktim, por që kjo çështje do të analizohet,

“A planifikohet rikonstruktim i qeverisë para zgjedhjeve? Do ta shohim. Nuk e përjashtoni mundësinë? Mendoj teorikisht po, do të shohim mendoj. Do të vlerësojmë se cilat janë argumentet “pro” dhe “kundër” dhe do të…”, tha Mexhiti.

Ai më tej u shpreh edhe për ASH-në e Taravarit ku sipas tij, vetëm Arben Taravari në VLEN mendon një bashkëpunim me BDI-në.