Reagim nga BDI-Zhelinë: Zyrtarët komunal detyrojnë qytetarët, ‘LEJA PËR BUNAR, O PAGAUJ O VOTO!’
Dega e BDI-së Zhelinë përmes një postimi në facebook ka reaguar ashpër ndaj Kryetarit aktual, Blerim Sejdiut, ku thuhet se për të marrë një dokument leje për bunar duhet ose të paguajsh ose të votojsh, e cila në vetvete është krejtësisht e jashtëligjshme.
Reagimi i plotë:
LEJA PËR BUNAR, O PAGAUJ O VOTO!!!
Në Komunën e Zhelinës po zhvillohet një skemë e pështirë dhe e paligjshme që po shkatërron çdo standard të drejtësisë dhe barazisë.
Për të marrë një “dokument Leje për Bunar”, një letër e cila në vetvete është krejtësisht e jashtëligjshme, qytetarët detyrohen të bëhen pjesë e partisë së kryetarit në ikje ose të paguajnë nën dorë?
Ky dokument pastaj përdoret për kyçje në rrjetin elektrik, duke krijuar një rreth të mbyllur të favoreve dhe përfitimeve për të afërmit e pushtetit.
Kujt i shërben ky sistem?
Kush i jep të drejtë një grupi njerëzish të kushtëzojnë të drejtën themelore për energji elektrike me përkatësi partiake ose ryshfet?
A jemi kthyer në një komunë ku dokumentet zyrtare shiten si mall në treg?
A duhet qytetari i thjeshtë të blejë me para ose me besnikëri partiake atë që i takon me ligj?
A nuk është kjo formë klasike e korrupsionit politik dhe administrativ?
Në vend që të shërbejë banorët, pushteti lokal në Zhelinë po e mbyt atë me padrejtësi, shantazh dhe korrupsion të hapur.
Institucionet që heshtin janë bashkëpunëtorë.
Media që mbyll sytë është pjesë e problemit, dhe çdo zyrtar që mbron këtë sistem është fajtor.
A do të vazhdojmë të heshtim përballë këtij abuzimi? Apo do ta thyejmë rrethin e Oligarkve lokal dhe do të kërkojmë përgjegjësi?