Zelensky kërkesë për presidentin Trump: Eja, vizito Ukrainën!
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi homologut amerikan Donald Trump të vizitojë vendin e tij për të kuptuar më mirë shkatërrimin e shkaktuar nga pushtimi rus.
“Ju lutemi, përpara çdo lloj vendimi, çdo lloj forme negociatash, ejani të shihni njerëz, civilë, luftëtarë, spitale, kisha, fëmijë të shkatërruar ose të vdekur,”-tha Zelensky.
Kërkesën e tij, Zelensky e tha në një intervistë për CBS “60 Minutes” të transmetuar të dielën.
“Me një vizitë në Ukrainë, Trump do të kuptojë se çfarë bëri Putin”,-tha ndër të tjera Zelensky.
Ftesa e Zelenskyt vjen pas takimit të tyre në fundit në Shtëpinë e Bardhë në fund të shkurtit me presidentin Trump dhe zëvendëspresidentin amerikan JD Vance.
Vance në atë kohë tha se Ukraina priste liderë të huaj në turne propagandistike për të fituar mbështetje.
Zelensky përsëriti mohimin e tij për këtë pretendim dhe i tha CBS se nëse Trump zgjedh të vizitojë Ukrainën, “ne nuk do të përgatisim asgjë. Nuk do të jetë teatër”.
“Ju mund të shkoni saktësisht ku të doni, në çdo qytet që ka qenë nën sulme”,-tha Zelensky.
Trump po shtyn drejt një fundi të shpejtë të luftës më shumë se trevjeçare, me Shtetet e Bashkuara që mbajnë bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë, pavarësisht sulmeve të saj të pandërprera ndaj Ukrainës.
Uashingtoni ka zhvilluar gjithashtu bisedime me zyrtarët ukrainas për një armëpushim të mundshëm, ndërsa vendet evropiane po diskutojnë një vendosje ushtarake për të përforcuar çdo armëpushim në Ukrainë./CNA