MaqedoniTop Lajme

Kryeministri Mickoski vizitë bilaterale në Emiratet e Bashkuara Arabe

Shpërndaje

Kryeministri Hristijan Mickoski, në kuadër të vizitës zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, sot kishte takim me kryetarin dhe udhëheqësinë e Odës Ekonomike në Sharxha.

“Biseda ishte e synuar drejt krijimit të urave të bashkëpunimit ndërmjet ekonomive tona, shkëmbimin e praktikave të mira dhe identifikimin e mundësive për investime të përbashkëta dhe mbështetjen e sektorit privat. Takimet e tilla janë vendimtare për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe hapjen e perspektivave të reja për komunitetin e biznesit”, ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Siç paralajmëroi shërbimi për shtyp i qeverisë, ekipi qeveritar do të qëndrojë EBA deri të enjten, ndërsa janë parashikuar takime edhe me Sheikun Mohamed bin Rashid Al Maktum, sundimtar i Dubait, zëvendëspresident dhe kryeministër i EBA-së, me përfaqësues të holdingut zhvillimor të Abu Dabit, me kompaninë shtetërore investuese “Mubala”, si edhe me kompaninë shtetërore energjetike “Masdar”, si dhe takime me disa oda ekonomike, me qëllim shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim në projekte infrastrukturore, investime në agrobiznes, burime të rinovueshme të energjisë, turizëm, inovacione dhe teknologji moderne.

Në përbërje të delegacionit janë zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Igor Janusev, si dhe drejtori i Drejtorisë për ZZHTI Goce Dimovski, Koordinatori Nacional për Turizëm Akkan Mahmut dhe përfaqësues të disa institucioneve shtetërore. ls/

Mickoski dje, në ditën e parë zë bisedës, është takuar me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Abu Dabit, Sheikun Muhamed Bin Zajed Al-Nahjan, dhe siç deklaroi u theksua nevoja për marrëdhënie shumë më të ngushta dhe më të frytshme.

Një ditë kushtuar partneriteteve dhe bashkëpunimit! Urat që na lidhin

Gjatë qëndrimit tim në Emiratet e Bashkuara Arabe, vizitova edhe Dhomën e Tregtisë së Dubait, ku takova Presidentin dhe një pjesë të ekipit menaxhues.
Diskutuam për nisma konkrete që mund të kontribuojnë në forcimin e lidhjeve ekonomike, veçanërisht në fushat e tregtisë, investimeve dhe zhvillimit të teknologjisë. Patëm mundësinë të shkëmbejmë ide për të mbështetur sipërmarrjen dhe promovuar potencialin e biznesit që ofrojnë vendet tona.
Takimi la hapësirë për bashkëpunim të mëtejshëm dhe hapa të rinj të përbashkët.

Në kuadër të vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, pata nderin të vizitoj Dhomën e Tregtisë së Sharjahut dhe të takohem me Presidentin dhe kryesinë e saj.
Biseda u fokusua në krijimin e urave të bashkëpunimit mes ekonomive tona, shkëmbimin e praktikave të mira dhe identifikimin e mundësive për investime të përbashkëta dhe mbështetjen e sektorit privat.
Takime të tilla janë kyçe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe hapjen e perspektivave të reja për komunitetin e biznesit.

Vizitë dypalëshe në Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE)

Të nderuar qytetarë të Maqedonisë,

Nga sot deri të enjten, së bashku me një ekip nga Qeveria dhe nga kabineti im, ndodhemi për vizitë bilaterale në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA). Pres që ditët në vijim të jenë të mbushura me takime të frytshme dhe të suksesshme, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Sot, ditën e nisëm me një takim jashtëzakonisht cilësor dhe miqësor me Madhërinë e Tij, Presidentin e EBA-së. Gjatë takimit, të dy theksuam nevojën për marrëdhënie më të afërta dhe më të thella, ndërsa unë nga ana ime prezantova shkurtimisht prioritetet dhe synimet e Qeverisë sonë. Në të njëjtën kohë, e ftova Madhërinë e Tij, Presidentin e EBA-së, të vizitojë Maqedoninë dhe naturisht komuniteti i biznesit nga EBA të shqyrtojë nga afër mundësitë për investime të drejtpërdrejta në sektorët si turizmi, infrastruktura, energjetika, bujqësia dhe të tjera – fusha që, jam i bindur, mund të jenë bazë e qëndrueshme për bashkëpunim bilateral dhe më të thelluar.

Në ditët në vijim do të realizoj takime me dhomat ekonomike të Emirateve – Dubai, Abu Dabi, Sharxha – si dhe me një sërë kompanish që veprojnë në rajon dhe kanë shprehur interes për të investuar në vendin tonë, në Maqedoni.