Aksioni ku u gjetën armë në veri, Kurti: Kriminaliteti po goditet në çdo cep të vendit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas aksionit në veri të vendit, ku u gjetën dhe u konfiskuan armë.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “kriminaliteti po goditet në çdo cep të vendit”, shkruan ALBAZONE MEDIA.
Postimi i tij i plotë:
Sundim të ligjit dhe siguri për vendin e qytetarët. Kriminaliteti po goditet në çdo cep të vendit. Veprimtaria ilegale e zbuluar dhe kapur nga operacioni policor në Mitrovicë të veriut dhe Zveçan, tregon për tentativat për cenim të sigurisë që përballen me nivel të lartë profesionalizmi të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë. Autorët duhet të dënohen për të garantuar që drejtësia nuk e zhbën punën e madhe që po zhvillojnë organet e sigurisë.