Nga mesnata shtrenjtohet dizeli, çmimi i benzinës nuk ndryshon
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,23 % në raport me vendimin e datës 12.05.2025.
Nga data 16.05.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 73,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 75,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-Е V) 66,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 65,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 36,529 (denarë/kilogram)
Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) rritet për 2,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU rritet për 1,079 den/kg dhe tani do të jetë 36,529 den/kg.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës që nga ora 00:01 e datës 16.05.2025.