RajoniTop Lajme

Kallas: BE-ja ka nisur heqjen graduale të masave të vendosura ndaj Kosovës

Shpërndaje

Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka njoftuar, Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se BE-ja ka nisur heqjen graduale të masave të vendosura ndaj Kosovës.

Njoftimi nga KURTI:

Në darkën e shtruar për Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, diskutuam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, progresin në reforma, demokraci dhe ekonomi, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe rrugën tonë integruese.

Znj. Kallas i shprehim mirënjohje për angazhimin e saj personal për largimin e masave kufizuese dhe për njoftimin se ato kanë nisur të largohen gradualisht. Ky është hap pozitiv dhe një lajm i mirë për vendin, edhe pse masat janë vendosur padrejtësisht dhe se ato duhet të largohen plotësisht.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara dhe angazhohen çdo ditë për sundim të ligjit, siguri publike dhe mirëqenie e shërbime për qytetarët tanë, pa dallim.