RajoniTop Lajme

Maqedonci pret në takim gjeneralët amerikanë që erdhën për të parë ushtrimin “Defender Europe 2025”

Shpërndaje

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim Komandantin e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane, Gjeneral Major Michael E. Wegscheider.

Gjeneral Major Michael E. Wegscheider bashkë me Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajova-s, gjeneral brigade Stephen Osborn janë duke qëndruar në Kosovë për të parë ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 25”.

Ministri Maqedonci ka shprehur mirënjohje ndaj gjeneralëve për përzgjedhjen e Kosovës për vendosjen e komandës së këtij divizioni ndërsa diskutuan për pjesëmarrjen aktive të FSK-së në Defender.

Gjeneral Wgscheider në takim me Maqedoncin ka theksuar se “partneriteti me SHBA-në do të jetë gjithnjë e më i fuqishëm dhe do të vazhdojë në shumë aspekte në fushën e mbrojtjes”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë shtet mik por dhe partner strategjik i Kosovës dhe aleat i përhershëm i vlerave demokratike”- thuhet në njoftim.