Trump paralajmëron Rusinë: SHBA do përdorë armët më vdekjeprurëse nëse furnizoni Iranin me koka bërthamore!

Ndryshimi i fundit 21:20 23 Qershor, 2025
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA-ja do të përdorë “armët më të fuqishme dhe më vdekjeprurëse që janë ndërtuar ndonjëherë”, nëse Rusia vendos t’i furnizojë Iranin me koka bërthamore.
Dy ditë pasi SHBA-ja kreu sulme ajrore ndaj objekteve bërthamore iraniane, Trump komentoi një deklaratë të Rusisë dhe lëshoi një paralajmërim ndaj Moskë.
”A dëgjova mirë ish-presidentin Medvedev nga Rusia, që në mënyrë të lehtë po fliste për ‘fjalën N’ (Bërthamore!), duke thënë se ai dhe vende të tjera do t’i furnizonin Iranit koka bërthamore?” shkruajti Trump në platformën e tij Truth Social.
”A e tha vërtet këtë, apo është thjesht imagjinata ime? Nëse e ka thënë dhe kjo konfirmohet, më njoftoni menjëherë”, shtoi ai.