Snopçe: Lëvizja Besa ka mundur e vetme ta bllokojë ligjin për regjistrim, por nuk e ka bërë!
Lëvizja Besa ka mundur e vetme ta bllokojë ligjin për regjistrim, por nuk e ka bërë!
Pas dy postimeve të fundit në lidhje me votimin e ligjit për regjistrim në vitin 2021, kam pasur shumë telefonata dhe porosi nga shumë njerëz. Emruesi i përbashkët është habia e tyre.
Duhet ti shikojmë faktet ashtu siç janë dhe mos tentojmë ti fshehim apo ti shtrembërojmë. Njëherë e përgjithmonë duhet bërë konstatimi i fakteve.
Çka thonë faktet:
– Aleanca për Shqiptarët së bashku me Alternativën me të cilën kemi pasur koalicion në atë kohë, kanë qenë të vetmit që e kanë kundërshtuar ligjin për regjistrim ku ishte e paraparë edhe metodologjia që së fundi u shfuqizia nga ana e gjykatës kushtetuese.
– pa modesti e them se unë si Halil Snopçe kam qenë deputeti që më së shumti e kam kundërshtuar atë ligj dhe e kam argumentuar se është në dëm të shqiptarëve. Atë e kam bërë qoftë nga foltorja e parlamentit, qoftë në emisionet debative si përfaqësues i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Në emisionet debative kam pasur ballafaqim edhe me drejtorin edhe me zëvendës drejtorin e entit statistikor. Secili mund të kthehet në arkivat dhe të konstaton këtë. Bile nga disa portale ende po përmendet se nuk është thyer rekordi i
shikueshmërisë, pikërisht të deklaratave që i kam dhënë në lidhje me regjistrimin.
– Fakt është se ngelëm vetëm dhe nuk e bindëm BDI-në dhe lëvizjen Besa për ta bllokuar ligjin për regjistrim.
-Fakt është që ligji për regjistrim u soll me shumicë të badinterit. Ligji u soll në seancën e 29-të të mandatit të kaluar dhe u votua me 62 vota për dhe pastaj për shkak të badinterit votuan edhe 29 deputet të etnive jomaqedonase.
– Fakt është se këtë ligj e përkarhu edhe nënkryetari i atëhershëm dhe njëkohësisht kordinator i grupit parlamentar të BDI-së, z. Izet Mexhiti.
– Fakt është se këtë ligj e përkrahën edhe deputetët e lëvizjes Besa.
– pasi ligji u votua me vetëm 62 vota, pavarsisht qëndrimit të BDI-së ligji nuk do sillej po qe se nuk përkrahej edhe nga lëvizja Besa, sepse nuk do kishte minimumin prej 61 deputetëve.
– Pra, ato që tash po dalin kundër, duhet fillimisht të kërkojnë falje pse e kanë përkrahur dhe nuk i kanë dëgjuar argumentet tona.
– Fakt i fundit është se sa ka faj BDI-ja, po aq faj ka edhe lëvizja Besa dhe normalisht eshe Izet Mexhiti.
Halil Snopçe