Universiteti i Tetovës në vitin e ardhshëm akademik do të pranojë 3431 studentë të rinj
Universiteti i Tetovës e ka shpallur zyrtarisht Konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2025/2026. Ky konkurs ofron dhjetëra programe studimore në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tetovës.
UT ofron 3431 vende të lira , të ndara në kategorinë e kuotave shtetërore, bashkëfinancimit dhe studimeve me korrespondencë.
Në këtë kuadër, maturantët dhe kandidatët e tjerë të cilët i plotësojnë kriteret e parapara, mund të aplikojnë për regjistrim në një program studimor që ofron Universiteti i Tetovës.
Aplikimi dhe regjistrimi do të zhvillohen në tre afate , ndërkaq afati i parë do të realizohet prej 25 deri më 29 gusht 2025.
Kandidatët duhet ta plotësojnë formularin online në platformën: application.unite.edu.mk , dhe më pas t’i dorëzojnë dokumentet në administratën përkatëse të fakulteteve, gjatë afateve të shpallura.
Për programet e caktuara, si ato të Fakultetit të Mjekësisë, Arteve, Kulturës Fizike, Arkitekturës dhe Pedagogjisë, do të organizohet provim pranues për verifikimin e njohurive dhe aftësive të veçanta .
Universiteti i Tetovës garanton një proces transparent dhe të drejtë të përzgjedhjes, me komisione të veçanta për çdo fakultet dhe program studimi, në përputhje me rregulloret dhe standardet e përcaktuara.
Për më shumë informacione dhe detaje mbi programet studimore, dokumentacionin e nevojshëm, tarifat dhe afatet e aplikimit, vizitojeni uebfaqen zyrtare të Universitetit të Tetovës: www.unite.edu.mk
Konkusi: https://unite.edu.mk/…/Cikli-1_Konkursi-per-regjistrim…