MaqedoniTop Lajme

Snopçe: Këto të VLEN-it veprojnë si drejtëza paralele secili në mendësinë e vet pa një pikë të përbashkët

Shpërndaje

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe përmes një postimi ka ironizuar liderët e VLEN-it se po sillen si drejtëza paralele pa asnjë pikë të përbashkët duke vepruar secili në mendësinë e vet. Snopçe ka pyetur liderët e VLEN-it se me cilin nga ta do të duhej të takohet kryeministri i Shqipërisë,me cilin nga to do ulet ai?.

Këto të Vlenit veprojnë si drejtëza paralele secili me mendësinë dhe mentalitetin e vet pa mos pasur një pikë të përbashkët, pa mos pasur një kokë të përbashkët. Kanë shumë njerëz me vendimarrje por nuk kanë lider. Vizioni politik nuk ndërtohet në këtë mënyrë.

Parashtrohet pyetja me cilin prej tyre do të takohet kryeministri i Shqipërisē për shembull. Me cilin nga ato do ulet ai?

Në këtë formë, pa mos u takuar asgjëkundi, ato drejtëza paralele në rrugën e tyre do të humben dikundi në horizont pa mos dhënë asnjë efekt.