Hiqen çadrat pa leje në Lungomare! Policia aksion që në orët e para të mëngjesit në Vlorë
Policia e Rendit dhe ajo Bashkiake kanë nisur kontrollet në terren në Vlorë, për verifikimin e dokumentacionit të plazheve private përgjatë vijës bregdetare.
Gjatë një kontrolli në zonën e Lungomares, u konstatuan parregullsi në dokumentacionin e kenetizimit të plazhit. Si pasojë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Rendit dhe strukturat bashkiake ndërhynë dhe hoqën 40 çadra dhe 80 shezlongë të vendosura në mënyrë të paligjshme. Hapësira prej rreth 500 metra katrorë do të kthehet tashmë në plazh publik, në shërbim të pushuesve. Ndërhyrja u krye pa asnjë kundërshtim nga pronari i subjektit.
Aksioni vjen pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike, i cili kritikoi publikisht kryebashkiakun Ermal Dredha, por jo vetëm, për lejmin e bizneseve që t’i zinin pa leje.
Reagimi i Kryeministri RAMA:
Në Lungomaren e Vlorës një tjetër sipërfaqe plazhi publik i është rikthyer turistëve dhe qytetarëve, ndërkohë që i inkurajoj të gjithë profesionistët e Vlorës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekjeje, duke u përfshirë në intervistat e punës