Mickoski: Politikanët bullgarë kanë për qëllim ta asimilojnë popullin maqedonas
Kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur nga gazetarët, ka dërguar kritika drejt Sofjes zyrtare, transmeton TV21.
“Bota dhe Europa e kanë parë se cili ka qenë qëllimi i politikanëve bullgarë. Qëllimi i politikanëve bullgarë në asgjë nuk dallon nga qëllimi që e ka udhëheqësia ruse në Ukrainë dhe ajo është përpjekja për asimilim të popullit maqedonas”, thotë Mickoski në Ohër.