Kafja 40 denarë, çadra nga 200 – Struga ul çmimet, por plazhet bosh! (VIDEO)
Struga këtë vit po qëndron me çmimet në tokë, të paktën kështu pohojnë struganët.
Duke pasur parasysh se vitin e kaluar qytetet turistike Struga dhe Ohri morën kritika nga turistët për çmimet e larta të pijeve, ushqimeve, çadrave dhe qëndrimit nëpër hotele ose banesa private, këtë vit Struga po mban çmimet më të favorshme, sidomos krahasuar me Ohrin i cili vazhdoi me rritjen e çmimeve edhe këtë vit.
Qytetarët thonë se një kafe në Strugë varion nga 40 deri në 70 denarë, varësisht zonës ku e pi, ndërsa një çadër me dy karrige në plazh nga 200 deri në 500 denarë.
Ndërsa çmimet e akomodimeve nëpër hotele dhe banesa private fillojnë nga 25 euro deri më 100 euro, në të dy qytetet turistike, thonë nga HOTAM.
“Në hotelet me katër ose pesë yje fillojnë nga 60 euro deri në 100 euro në dhomë, në për dhomë. Ndërsa akomodim privat mund të gjendet edhe 25-30 euro”, tha Kërste Ballazheski, kryetar i HOTAM.
Çadrat me shelzone në Ohër shkojnë nga 400 deri në 800 denarë varësisht vendit, ndërsa një kafe në qendër të Ohrit është 120-130 denar.