RajoniTop Lajme

Javën tjetër merret vendimi për mocionin e përbashkët të ish krerët e UÇK-së, reagon Organizata e Veteranëve të Luftës

Shpërndaje

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK ka reaguar lidhur me lajmin për marrjen e vendimit për mocionin e dorëzuar nga ish krerët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook thuhet se ky moment është test për drejtësinë dhe të vërtetën.

“Me 16 korrik pritet të merret vendimi për mocionin e dorëzuar nga presidenti Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ky moment është një test për drejtësinë dhe për të vërtetën”, thuhet në reagim.

Tutje, OVL-UÇK thotë se lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe e pastër duke i bërë thirrje trupit gjykues që të mos mbyllë sytë para të vërtetës.

“Lufta jonë çlirimtare ka qenë e drejtë, e pastër dhe e ndërtuar mbi themele të lirisë e dinjitetit kombëtar. Çdo përpjekje për ta njollosur atë është padrejtësi ndaj popullit dhe ndaj historisë sonë.I bëjmë thirrje trupit gjykues që në këtë vendim të rëndësishëm të mos i mbyllë sytë para së vërtetës të luftës sonë çlirimtare. Ky është një moment vendimtar që kërkon respektim të parimeve të drejtësisë me ndershmëri”.